E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 4 futbollistë, pasi kurdisën ndeshjet

Policia e Finlandës ka njoftuar se ka prangosur katër futbollistë pasi vitin e kaluar kanë marrë pjesë në ndryshimin e rezultateve të ndeshjeve.
 

Emrat e futbollistëve të arrestuar nuk janë zbuluar për opinionin, por është njoftuar se bëhet fjalë për lojtarë të ekipeve Oulu dhe Rovaniemi, të cilat bëjnë gara në Ligën e parë të Finlandës.
 

Trajneri i ekipit Oulu, Juha Malinen ka thënë se dy lojtarë të ekipit të tij janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë marrë nga 50 mijë euro, në mënyrë që të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet kundër ekipit Turku.
 

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Singaporit, i cili është i dyshuar për dhënie të rryshfetit ndaj lojtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›