Starton F1 Mc Laren dominon provat e lira

Botërori 2011 i Formula 1 ka nisur me dominimin e McLaren. Skuderia angleze ka regjistruar kohët më të shpejta në provat e lira në prag të Cmimit të Madh të Australisë, duke renditur në dy vendet e para Janson Button dhe Leëis Hamilton. Pilotët britanikë, të cilët kanë fituar tre garat e fundit të zhvilluara në “Phillip Island” konfirmuan objektivin për të rivalizuar titullin kampion në këtë sezon.
Button regjistroi kohën më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira, duke e ndalur kornomentrin në 1’ 25”854. Koha e dytë më e shpejtë për pilotin tjetër të McLaren, Lewis Hamilton, i cili ishte vetëm disa të mijëtat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës. Në vendin e tretë u rendit piloti i Ferrarit, Fernando Alonso. Spanjolli, i cili humbi titullin sezonin e shkuar ishte më i shpejtë se kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel, i cili regjistroi kohën e katërt më të mirë në provat e lira.
Piloti i Red Bull la pas shokun e tij të skuadrës Mark Ëebber, i cili kërkon të hyjë në histori si piloti i parë australian që arrin të fitojë garën për Cmimin e Madh në vendin e tij. Vendi i gjashtë për shtatë herë kampionin e botës, Michael Schumacher, i cili me Mercedezin e tij kërkon të kthehet sërish kompetitiv në Formula 1. Provat e lira në cirkuitin e Melburnit promovuan meksikanin Sergio Perez. Piloti i Sauber u rendit në vendin e tetë, duke regjistruar kohën më të mirë mes katër debutuesëve të këtij sezoni në Formula 1.
Nertan Prifti