E Diel, 1 Nëntor 2026

Eleminatoret Italia e Spanja zbresin per fitore

Eliminatoret e Euro 2012 do të zbresin sot në fushën e lojës dy prej gjigandëve të futbollit evropian, psi Spanja dhe Italia do të kërkojnë suksesin në grupet respektive. Përfaqësuesja spanjolle, e cila mban titullin kampion bote do të presë në Granada” Cekinë. Skuadra e drejtuar nga Vinsente del Bosque kryeson grupin I me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të luajtura deri tani, ndërsa sfida ndaj formacionit cek është një sfidë e drejtpërdrejtë që mund të vendosë përfundimisht kualfikimin për “Shigjetat e Kuqe”.

Pas triumfit në Botërorin 2010, ecuria e kombëtares spanjolle në miqësoret e fundit ka qenë e dobët. Skuadra iberike regjistroi dy humbje kundër Portugalisë dhe Argjentinës, ndërsa fitoi me vështirësi 3-2 kundër Skocisë.
 
Në ndeshjen tjetër Italia kërkon të thellojë diferencën në krye të Grupit C, pikëerisht në transfertë kundër Sllovenisë, e cila është ndjekësja më të afërt në fushatën eliminatore të Euro 2012 të skuadrës së Cezara Prandelit. Përfaqësuesja e kaltër ka katër pikë më shumë se sllovenët, ndërsa tekniku italian kërkon të vazhdojë rinovimin e kombëtares pas dështimit në Botërorin e fundit. Për këtë arsye, Prandeli pritet t’i bësojë nga minuta e parë sulmuesit të Milanit, Antonio Kasano dhe atij të Interit Giampaolo Pazzini.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›