Zyra e Tadic: Nuk do të ketë takim me Thacin
BEOGRAD- Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadic nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor.
Kabineti i presidentit serb ka përgënjeshtruar lajmin duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjëlloj takimi të paralajmëruar nga mediat kosovare.
“Përjashtohet çdo mundësi që presidentit Tadic të takojë Thaçin”,-thuhet në njoftimni e presidencës serbë.
Refuzimi serb vjen për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që do të mbahen në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar pak ditë më parë se nuk është kundër cdo lloj takimi të kësaj natyre që sipas tij shpreh reciprocitetin e nivelit të takimeve të shtetit të Kosovës përballë Serbisë.
(el.me/BalkanWeb)