E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE i kërkon Phenianit të mos lëshojë raketën

Liderët e Bashkimit Evropian kërkuan nga Koreja Veriore që të braktisë planet për lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei tha se BE mbetet “thellë e shqetësuar për programet raketore dhe të armëve bërthamore të Koresë Veriore“ dhe kërkoi që “Koreja Veriore të përmbahet nga aktet destabilizuese”.

Ai i ka bërë këto komente pas bisedimeve me Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe presidentin e Koresë Jugore Li Mjung-Bak në Seul, ku dhjetëra liderë botërorë u takuan këtë javë në një samit të sigurisë bërthamore.

Van Rompei ka thënë se prioritet i Koresë Veriore duhet të jetë “situata e rëndë me urinë dhe mungesën e ushqimit dhe jo armët bërthamore.”

Koreja Veriore tha se lëshimi është një “projekt shkencor” që ka për qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por, shtetet e tjera mendojnë se lëshimi është një provë raketore, e ndaluar me rezolutat e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›