Serwer: Për Serbinë, s’ka BE pa njohur Kosovën
Uashington -Eksperti për Ballkanin në Institutin amerikan i Paqes, Daniel Serwer, mendon se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk është i mundshëm derisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Ai nënvizoi se e ardhmja e Serbisë në BE do të varet nga zgjidhja e problemit të Kosovës. “22 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën, andaj edhe nëse të gjitha vendet e Bashkimit e pranojnë anëtarësimin e Serbisë, ndërkaq një e refuzon këtë, sikur Holanda, Serbia nuk do të bëhet anëtare. Me gjithë retorikën e saj, e ardhmja e Serbisë në BE megjithatë do të varet nga zgjidhja e problemit të Kosovës", tha Serwer për "Zërin e Amerikës".
Serwer konsideron si shumë të rëndësishme që Serbia të tregojë një bashkëpunim më të madh dhe të dërgojë një sinjal se do të pranojë shtetin e Kosovës. Sipas fjalëve të tij, Beogradi këtë mund ta bëjë "me pranimin e anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të KB". "Kjo nënkupton njohjen e Kosovës, por kërkon nga Beogradi t’i dërgojë një sinjal Moskës që ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme", tha Serwer.