Sot protesta antiqeveritare në mbrojtje të USHT-së
Tetovë-Në Tetovë sot në mesditë do të organizohet protesta kundër Qeverisë në mbrojtje të autonomisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i këtij universiteti, i cili ka bërë të ditur se kërkesat dhe shprehja e revoltës së tyre ka të bëjë me diskriminimin institucional të USHT-së, financimin vetëm me 10 për qind të buxhetit për universitetet në Maqedoni, shkurtimin e sërishëm të buxhetit me rebalancin e buxhetit shtetëror dhe presionet qeveritare.
“Nëse cenohet USHT cenohet ardhmëria, cenohen vlerat demokratike, por cenohen edhe vetë parimet e Marrëveshjes së Ohrit”, ka theksuar zëdhënësi i PS të USHT-së, Ylber Jahiu, i cili ka përgënjeshtura zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi, se studentët janë të manipuluar me protestat.
Në mbështetje të protestave të nesërme kanë dalur edhe Unioni i Studentëve të UEJL-së në Tetovë, të gjitha partitë politike opozitare, shoqatat e veteranëve të luftës si dhe shoqatat e ndryshme qytetare. BDI nëpërmjet zëvendëskryeministrit Ademi ka bërë thirrje që të mos mbështetet protesta e studentëve. (INA)