Arrestohen 6 aleanciste, protesta ne komisariat
Ornela Hila
Gjashte anetare te kryesise se Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores jane arrestuar paraditen e djeshme, ndersa disa te tjere jane shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Policise se Vlores. "Besnik Lula, Sadrit Danaj, Eneid Hamzai, Viron Ferati, Viktor Lagji dhe Alfons Bilali jane prangosur pas nje urdher-arresti te nxjerre nga Prokuroria e Rrethit te Vlores", bene te ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut. Burimet shtuan se motivacioni i flete-arresteve ka qene per dy vepra penale, ate te bllokimit te qarkullimit te automjeteve dhe organizimit te protestave te kunderligjshme, ndersa emrat e te shoqeruarve mesditen e djeshme nuk jane bere te ditur. Aleancistet kane kerkuar dje lirimin e anetareve te saj. Perpara mjediseve te Komisariatit te Policise se Vlores jane mbledhur dje rreth 30 persona, duke kerkuar arsyet e arrestimit te krereve te Aleances. Sipas protestuesve, iniciativa e ndermarre mbremjen duke u gdhire dita e djeshme per bllokimin me gure te bulevardit Vlore-Skele ka qene spontane, e ardhur nga radhet e studenteve vlonjate qe militojne ne radhet e Aleances. Situata perpara Komisariatit eshte renduar rreth mesdites. Drejtori i Policise se Qarkut te Vlores, Vehbi Bushati, ka dale perpara grupit te njerezve dhe iu ka kerkuar te largohen nga institucioni. Mosbindja e tyre ka bere qe grupi i gatshem te nderhyje per shperndarjen e tyre. Uniformat blu kane larguar njerezit qe bertisnin "Lironi shoket tane", ndersa tre protestues qe i rezistuan policise u terhoqen zvarre nga uniformat blu. Nderkohe, drejtori Bushati priti ne zyren e tij per bashkebisedim nje perfaqesi te aleancisteve prej tre personash. Pasditen e djeshme, zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores, Rezarta Leli, ka dale ne nje konference per shtyp, ku dha versionin zyrtar per arrestimin e 6 anetareve te kryesise se Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores. Ajo sqaroi se prangosja e tyre eshte bere ne zbatim te urdhrit te leshuar nga organi i akuzes ne kete qytet. Arrestimi i aleancisteve u be pas aksionit te tyre mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Anetaret e Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores bllokuan qarkullimin e automjeteve ne bulevardin kryesor te qytetit, qe nis nga Sheshi i Flamurit deri ne Skele. Ata vendosen masive guresh mbi asfalt, per te mos lejuar kalimin e automjeteve te rende qe punojne kryesisht naten per ndertimin e Petroliferes. Ata e kane konsideruar kete gjest si fillimin e mosbindjes civile, duke deklaruar se aksioni ishte spontan. Bllokimi i rruges ka zgjatur afro 30 minuta. Rreth ores 20:30 mberriti policia, e cila shperndau turmen dhe filloi zhvendosjen e gureve nga rruga. Nuk kane munguar perplasjet mes anetareve te Aleances dhe policise, cka u shoqerua me arrestimin e 6 prej tyre. Nderkohe ne oret e mbremjes jane mbledhur serish perpara komisariatit nje grup aleancistesh te shoqeruar edhe nga perfaqesues se levizjes "Mjaft!". Ata kane protestuar ndaj veprimeve te policise qe i kane konsideruar "te dhunshme dhe ne shkelje te lirive dhe te drejtave te tyre", duke paralajmeruar nje tubim proteste gjate dites se sotme.
Precedenti, Viti i Ri ne barrikade
Ky eshte rasti i dyte kur per vepren penale te "bllokimit te rrugeve" perfaqesues te kesaj organizate merren si te pandehur nga Prokuroria e Rrethit te Vlores. Tre muaj me pare, ata u akuzuan per bllokimin 9-ditor qe i bene rruges qe te con ne kantieret ku po ndertohet Petrolifera dhe TEC-i, por ceshtja penale u pushua nga i njejti institucion. Ne 27 dhjetor te vitit te kaluar, dhjetera persona u mblodhen ne rrugen qe te con ne dy kantieret, duke e bllokuar me automjete e goma makinash. Ata kaluan naten e Vitit te Ri ne dy lokale te sajuar. Me thirrjet "rezistence deri ne referendum", ata mbajten te bllokuar hyrjen e kantiereve per 9 dite, derisa nderhyrja e policise rivendosi rregullin dhe mundesoi rifillimin e punes. Edhe ne kete rast perfaqesuesit e Aleances akuzuan policine per nderhyrje brutale.