Ndotja ne Tirane, nga ndertimet
Ndertimet e rrugeve, rikonstruksioni i tyre apo edhe ndertimet e tjera qe kryhen ne kryeqytet jane shkaktari kryesor i ndotjeve per Tiranen. Zv/ministri i Mjedisit, Aleksander Garuli, deklaroi dje se asnje nga firmat e ndertimin nuk zbaton kushtet e percaktuara ne ligj per mbrojtjen e mjedisit. Keshtu, keto firma nuk vendosin rrjetat pritese te pluhurit ne vendet ku punohet, nderkohe qe betonierat levizin ne cdo ore te dites, duke krijuar nje ndotje te permasave te medha. "Ndotja me e madhe eshte ne oret kur edhe levizja e automjeteve eshte me e madhe. Tymi dhe pluhuri krijojne nje smog te trashe, nderkohe qe ajri i renduar nga plumbi dhe pjeseza te vogla PM10 demtojne mushkrit e personave te cilet jetojne apo frekuentojne keto ambiente", theksoi ai.
Zonat me problematike sot ne kryeqytet per sa i perket ndotjes jane ne periferi aty ku edhe numri i ndertimeve eshte me i madh. Po nuk mbetet pas edhe qendra per shkak te numrit te madh te levizjeve te automjeteve dhe rikonstruksionit te rrugeve qe jane duke u kryer aktualisht. "Pervec zonave periferike, tani kemi nje tjeter zone ku ndotja eshte rritur. Eshte pikerisht zona perreth unazes se vogel, ku rikonstruksioni i rrugeve ne kete pjese ka rritur numrin e grimcave sopsende qe ndotin ajrin", eshte shprehur zv/ministri i Mjedisit, Aleksander Garuli. "Asnje firme ndertimi ne Tirane nuk zbaton parametrat e percaktuar. Ne masat e percaktuara jane rrjeta mbrojtese per pluhurin, betoniere te lara qe te mos shkaktojne pluhur gjate qarkullimit te tyre ne kryeqytet", ka theksuar Garuli. Sipas tij, megjithese firmat e ndertimit jane gjobitur deri ne 50 mije leke, perseri nuk marrin masa mbrojtese per parandalimin e ndotjes se ajrit.
Studimet e kryera nga Instituti i Shendetit Publik, nga ku bazohen edhe te dhenat e Ministrise se Mjedisit, tregojne se nga 7 qytetet e monitoruara, Tirana ze vendin e pare per pranine e grimcave sospende ne ajer. Ajri ne kryeqytet, sipas te dhenave e tejkalon norme e dioksidit te azotit ne disa zona, sidomos ne kryqezimet e medha sic eshte ai i "21 Dhjetorit". Sipas ISHP, Tirana ka situate te vazhdueshme gravide, lidhur me permbajtjen e grimcave te ngurta ne ajrin e saj, ku makinat e vjetra, cilesia e karburanteve dhe ndertimet e shumta jane nder faktoret kryesore te ndotjes. Nderkohe ne qytetet e tjera te monitoruara situata paraqitet normale, pervec qytetit te Elbasanit. Per sa u perket masave te marra deri me tani nga institucionet perkatese, ato jane te pamjaftueshme per permiresimin e cilesise se ajrit urban ne Tirane. Nderkohe qe masa te tjera nga Ministria e Mjedisit jane edhe vendosja e gjobave per firmat ndertuese, te cilat nuk plotesojne standardet mbrojtese. Keshtu, per nje investitor qe shkel rregullat e percaktuara, vendoset nje gjobe deri ne 50 mije leke.
Niveli i ndotjes 10 here me i larte
Ajri ne vendin tone perbehet nga lende te ngurta pezull (LNP) dhe lende te ngurta me dimensione grimcash nen 10 mikron (PM10), tregues mbi normat e lejuara te Bashkimit Evropian. Monitorimet e kryera gjate muajve te fundit ka rezultuar se qendra e Tiranes dhe periferia jane zonat qe i tejkalojne deri ne 10 here keto standarde dhe normativa te percaktuara. Ajri i renduar nga plumbi dhe pjeseza te vogla te quajtura PM10 demtojne mushkerite dhe shkaktojne kancer.
Unaza e vogel eshte nje prej zonave me te ndotura aktualisht ne kryeqytet per shkak te rikonstruksionit te rrugeve. Kjo ndodhet pikerisht prane Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Brendshme
Kombinati eshte nje nga zonat, e cila eshte perfshire nga ndertimet e apartamenteve dhe godinave te reja. Keshtu ndertimi i shume pallateve njekohesisht mbetet shkak per rritjen e pluhurit ne zone
Tirana e Re dhe zona e Selites mbeten nje nga pikat e zeza te kryeqytetit, ku niveli i ndotjes se ajrit eshte i larte
21 Dhjetori eshte nje nder kryqezimet me te rendesishme, por edhe me te ndotura ku niveli i dioksidit te azotit eshte shume i larte
Zogu i Zi edhe pas prishjes se nenkalimit dhe perfundimit te punimeve mbetet perseri nje nga nyjat lidhese me jugun e vendit dhe per kete shkak numri i madh i makinave shkakton ndotje