Vizar Zhiti ne PEN Clubin italian
PEN Clubi italian ne nje tubim se fundmi ne Milano, ku ishin mbledhur krijues nga e gjithe Italia, pranoi si anetare poetin e njohur rus, Evgeni Jevtushenko dhe poetin tone Visar Zhiti. Shkrimtarin e poetin tone Visar Zhiti, qe aktualisht punon ne ambasaden shqiptare ne Rome, e bashkon dicka e cuditshme si fill i kuq me Jevtushenkon. Ne akt-akuzen e tij, kur denohej me 10 vjet burg per poezite e veta, ishte dhe emri i poetit rus, si i nje revizionisti te rrezikshem, si armik i diktatorit Enver Hoxha dhe i partise se tij, qe sundonin Shqiperine. Se Jevtushenko kishte shkruar dhe nje poezi kunder Enverit, qe bere e njohur ne Lindje, por edhe Visari kishte bere nje poezi kunder Enverit dhe ia kishte mermeritur miqve te tij ne ferr. Dhe ja, tani, shume vite me pas, ata jane anetare te Pen Clubit italian ne te njejten dite.
Por c'eshte Pen Clubi? Edhe pse termi Pen na kujton penen dhe duhej te kishte kuptimin e te shkruarit, ne fakt PEN eshte akronim i fjaleve Poet, Eseist, Novelist, pra romancier, dhe pikerisht keshtu u quajt se pari klubi i shkrimtareve ne Londer, i themeluar me 1921-in me presidentin e pare nobelistin Xhon Gollsuorthi, autorin e te famshmes "Sage e Forsajtve". Pastaj PEN Club-i u perhap dhe ne vende te tjera te botes, u nderkombetarizua, me qellim qe te fuqizonte shkrimtarin, lirine e tij, duke e konsideruar penen si arme mbrojtese te njeriut. E duket qartazi qe nuk eshte aspak rastesi qe keta dy poete u anetaresuan ne te njejten dite ne PEN Clubin italian.
Te dy i takojne dy vendeve nga ish-perandoria komuniste, i pari shtetit me te madh komunist, superfuqise, i dyti me te voglit dhe me te varfrit. I pari i lavdishem ne vendin e vet, i mberritur deri lart ne kupole, i dyti i panjohur, i neperkembur, madje i flakur poshte ne burg. Jevtushenko ishte i lire te rebelohej, te kritikonte stalinizmin, te kerkonte permiresimin e sistemit ne realizimin e endrrave te papermbushura, sic do te thoshte dhe vete ne kete takim, te dilte ne mbrojtje nobelistit Sollzhenicinit, te botonte autoret te persekutuar ne vendin e vet, kur ne pushtet ishte Gorbacovi dhe vazhdimisht lejohej te shkonte neper bote qe te lexonte poezite e veta, duke u perkthyer ne 72 gjuhe, sic do ta prezantonte para PEN Club-it personaliteti i kultures italiane, kritiku i artit, keshilltar ne Bashkine e Milanos, Vittorio Sgarbi.
Lidhja e Zhitit me Jevtushenkon
Visar Zhiti student, kishte gjetur ca poezi te Jevtushenkos, i kishte perkthyer dhe per kete duhej te jepte llogari ne hetuesi e duhej te torturohej. Pse ke lexuar librin "Molla" te Jevtushenkos, do t'i ulerinte hetuesi N. S. Dhe Zhiti ketij fakti trondites do t'i kushtonte poemen "Molla e denuar", e krijuar me mend ne qeli, e cila me vone do te perkthehej dhe ne italisht dhe libri i Zhitit, botuar se fundmi dhe ne anglisht ne SHBA, do te kishte po kete titull, "The condemned apple". E therrasim te tregoje pervojen e tij dramatike ne kete takim te Pen Club-it italian, do te thoshte presidenti Sebastiano Grasso, poetin Visar Zhiti, i denuar, sepse poezite e tij nuk ishin te realizmit sovjetik. Keshtu tha ai ne pranine e Jevtushenkos, realizem sovjetik dhe jo socialist, se njelloj ishin vrastare te dyja. Qe nga 1994, Jevtushenko jeton dhe ne SHBA, ku jep mesim per poezine dhe kinematografine ruse ne Universitetin e Oklahomas.
PEN Clubi italian
Edhe PEN Club-i italian ka nje veprimtari te gjere e autoritet te njohur me disa nga presidentet e saj, qe nga Marinetti, Govoni, Silone, Moravia e Mario Luzi etj., dhe eshte bere nje institucion i rendesishem per te mbrojtur lirine dhe opinionin e shkrimtareve kunder dhunes, ne zbatim te normave themelore te "Deklarates se te Drejtave te Njeriut". Presidenti aktual i PEN Club-it italian, poeti dhe gazetari i gazetes me te madhe italiane "Corriere della sera", Sebastiano Grassi, ndoshta jo rastesisht caktoi nje dite te perbashket per te anetaresuar se bashku Ev-----geni Jevtushenkon dhe Visar Zhitin.