E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transballkanikja, perfundimi para sezonit turistik



Prefekti i Qarkut te Vlores, Xhevahir Rexhepi, ka zhvilluar dje nje takim me kryetarin e Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika. Qellimi i takimit ne zyren e prefektit ka qene diskutimi per gjendjen aktuale ne rrugen Transballkanike, punimet e se ciles jane zvarritur per nje sere problemesh. Sipas prefektit te Qarkut, Rexhepi, ky aks rrugor duhet te perfundoje perpara fillimit te sezonit turistik, pasi ndryshe do te veshtiresoje se tepermi qarkullimin e automjeteve ne kushtet e nje fluksi pushuesish dhe do te ndikoje ne imazhin e keq te qytetit turistik. Rexhepi tha se me gjithe problemet e prezantuara ne kete aks rrugor nuk duhet te shkaktohen me pengesa e zvarritje te punimeve. Ai i ka kerkuar kreut te bashkise rishikimin e te gjithe dokumentacionit qe ka te bejne me shpronesimet, me qellim perfundim e burokracive dhe ndezjen e drites jeshile per perfundimin e punimeve ne kete rruge. Nga ana e tij, Gjika ka konfirmuar detyrimin ndaj qytetareve qe rruga Transballkanike te perfundoje perpara sezonit turistik duke u angazhuar ne rishikimin e te gjitha dokumentacioneve dhe pjeseve te tjera qe jane ne kompetence te tij. Nje nder rezultatet me te rendesishme te ketij takimi ishte marreveshja per fillimin e prishjeve te te gjitha objekteve qe pengojne ecurine e punimeve per zgjerimin e rruges. Hedhja pertoke e banesave mesohet se do te nise kete jave, ndersa puna teresore dhe mirefunksionimi i rruges Transballkanike duhet te finalizohet brenda periudhes qe shenon fillimin e sezonit turistik, i cili zyrtarisht celet e shtunen e dyte te muajit maj.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›