E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 7 persona ne Berat

Shtatë persona, mes tyre të arrestuar nga policia për kanosje të personave që ushtrojnë funksione publike, janë vënë në pranga të strukturave të policisë së Beratit gjatë 24-orëve të fundit. Leonard Caushaj 28 vjeç dhe Agron Caushaj 43 vjeç, që të dy banues në lagjen “1 Maj” në Kuçovë në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë ditës së enjte në lagjen ‘’Postbllok’’ Kuçovë, kanë goditur dhe rrahur për shkak të detyrës shtetasit me iniciale F. P, 29 vjeç, E.M, 39 vjeç, E.P, 30 vjeç, ‘M.D 29 vjeç, punonjës të administratës së Komunës “ Perondi Kuçovë”. Gjithashtu është finalizuar me sukses edhe operacioni i koduar “Motorçiklisti 2” nga ku u bë i mundur ndalimi i Jetmir Çakos, 21 vjeç, banues në Lapardha Berat, i Elidjon Karaj 19 vjeç, i Ajet Senkës 38 vjeç, i Rrapo Rrokaj 61 vjeç dhe Andrea Peras, 48 vjeç të cilët akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim prone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›