E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje plan per shpetimin e euros

Deklaratave të ministrit të jashtëm finlandez për një plan të qeverisë të përgatitur për daljen e Greqisë nga Eurozona dhe shpërbërjen e unionit , u është përgjigjur menjëherë Bashkimi Europian dhe vet qeveria finlandeze. Nuk ekziston asnjë plan i tillë ka deklaruar zëdhënësi i KE, Olivier Bailly. Komisioni Europian nuk ka asnjë plan për shpërbërjen e Eurozonës apo daljen e Greqisë prej saj, ka theksuar edhe njëherë zëdhënësi. Bashkimi Europian sqaron ai ka për detyrë të punojë për mbrojtjen e integritetit të zonës euro edhe nëse të tjerët përgatiten për skenarë të tjerë. Po kështu nga pala finlandeze reagon ministri i cështjeve europiane Alexander Stubb. Finlanda është e angazhuar 100% në mbështetje të Euros, thekson ministri. Hipotezat e shfaqura nga ministri i Jashtëm nuk reflektojnë pozicionin e qeverisë ka sqaruar Stubb.
Në një intervistë për “Daily Telegraph”, ministri i diplomacisë finlandeze kishte deklaruar se duhet të jemi gati për një thyerje të euros dhe se funksionarë të lartë të Finlandës kishin përgatitur një plan operativ për tu bërë ballë cdo lloj mundësie. Sipas tij ekzistonte një konsensus mbi faktin se një shpërbërje e monedhës do të kushtonte më shumë në një kohë të shkurtër se sa të vijohej në menaxhimin e krizës. Një thyerje e tillë e Eurozonës sipas ministrit të jashtëm finlandez, nuk do të thotë një fund për BE, por përkundrazi mund t’i mundësojë bllokut një funksionim më të mirë. Por pas këtyre deklaratave BE ka siguruar edhe njëherë të gjithë ata funksionarë që japin skenarë të tillë se po punon për një integrim më të thellë të Eurozonës dhe jo të shpërbërjes së saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›