SHBA mbeshtet ndryshimet ne SHISH
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur ndryshimet në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar për mediat, pas takimit me kreun e opozitës Edi Rama se drejtuesi i një posti publik nuk duhet të qëndojë gjatë në një vend. Ai garantoi vijueshmërinë e bashkëpunimit mes shërbimit sekret amerikan dhe atij shqiptar.
"Ndryshimi është diçka e mirë, drejtuesi i një posti publik nuk duhet të qëndojë gjate në një vend. Do të thoja që gjëja më e rëndësishme tani është të shkojmë përpara. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe kyreministrin Berisha na kanë siguruar se ky bashkëpunim mes SHISH dhe Shërbimeve tona do të vazhdojë dhe ne i jemi tepër mirënjohës për këtë. Mendoj se kjo është tepër e rëndësishme për marrëdhënien dy-palëshe, por edhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë punuar dhe po punojnë fort për të mbajtur këtë marrëdhënie të fortë institucionale ashtu siç janë sot".
Ambasadori Arvizu, u shpreh se menjëherë pasi të kthehet pas pushimeve do të zhvillojë një takim me kreun e ri të shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi Lika. Sipas tij, SHISH nuk është më SHIK-u i viteve '90 por i vitit 2012. Këto deklarata ambasadori amerikan i bëri pas një takimi me kryesocialistin Edi Rama, në selinë rozë.