Arrestohen 7 persona të dyshuar për tragjedinë në Tisa
Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë e lumit Tisa, në të cilën kanë humbur jetën 16 persona, 15 prej të cilëve ishin qytetarë të Kosovës, derisa po bënin përpjekje të kalonin kufirin ilegalisht midis Serbisë e Hungarisë, përmes lumit Tisa.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e EULEX-it dhe autoritetet e Hungarisë dhe Serbisë kanë zhvilluar hetimet për rastin dhe janë arrestuar 7 persona.