"Time", kurorëzon Ben Bernanke "Njeriu i Vitit"
Një mesoburrë me flokë të rënë, me mjekër në ngjyrë gri, dhe me një pamje prej fisniku, qëndron i ulur në tryezën e tij të punës në Uashington dhe flet vetëm për ekonominë. Ai nuk ka një prezencë dominuese. Ai nuk është një orator tërheqës, argumentat e tij nuk janë pjesë e një ideologjie apo të kenë lidhje me çështje politike, ato janë metodike dhe bazohen në të dhënat e literaturave botërore, ne informacionet akademike më të fundit. Kur nuk di diçka, nuk e ka predispozitën për t'u mburrur të thotë atë që nuk e di, dhe as nuk thotë gjëra më kot. Ai është një profesor, është profesionit në sektorin e tij.
Me këto fjalë e nis artikullin prestigjiozja amerikane "Times", në faqen e saj të internetit, ndërsa raporton se Ben Bernanke, është shpallur si personi i vitit. Ben Bernanke është kreu i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Times" shkruan më tej se ai është një njeri që nuk preferon te ekzpozohet, se është i ndrojtur, se ai preferon të darkojë më familjen e tij në shtëpi se sa në vende publike. Sipas revistës amerikane,Bernanke është zgjedhur si njeriu i vitit 2009 për faktin se evitoi katastrofën ekonomike. Presidenti i Rezervës Federale, Bankës Qëndrore Amerikane, ka zënë kopertinën e revistës "Time", pasi është shpallur "Njeriu i vitit 2009". Kjo revistë çdo vit artikulon emrat e personazheve që kanë patur impakt apo që kanë lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare ne fusha të ndryshme të jetës. Bernanke sipas motivimit që ka dhënë revista, ka qenë protagonist në drejtimin e ekonomisë më të rëndësishme të botës.