Arrestohen 8 peshkatarë shqiptarë në ujërat e Malit të Zi
MAL I ZI - Tetë peshkatarë nga rrethi i Malësisë së Madhe janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare malazeze, teksa po peshkonin me varkat e tyre në ujërat e shtetit fqinj.
Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, në kufirin mes Hanit të Hotit dhe doganës malazeze.
Në Malin e Zi është ndaluar kategorikisht gjuetia e peshkut nga data 1 prill deri më 1 maj, për shkak të shumimit të peshqve.
Policet malazezë kanë bërë shoqërimin e 8 peshkatarëve, të moshave nga 14 ne 53 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në ambientet e policisë së postës malazeze. Atyre u janë sekuestruar 4 varka, mjetet e peshkimit dhe u është vendosur një gjobë prej 1 mijë eurosh secilit.
(er.nu/BalkanWeb)