E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati i PS për në KLD: Mediu i pafajshëm për Gërdecin

Tiranë- Kandidatura e Partisë Socialiste për vendin bosh në KLD, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut, ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ardian Visha, i ftuar të jepte shpjegime para Komisionit të Ligjeve, deklaroi se, si avokat i Fatmir Mediut në cështjen e tragjedisë së Gërdecit, tha se e kishte marrë atë në mbrojtje pasi ishte i bindur në pafajsinë e tij.

Demokratat thanë së tashmë PD dhe edi rama duhet ti kërkojë falje mazhorancës pasi, sipas njeriut të tyre që kanë sjellë për në KLD, Fatmir Mediu nuk ka qenë i implikuar në tragjedinë e Gërdecit. Por socialistët këmbëngulën se kanë të njëjtin mendim për Gërdecin si edhe më parë, dhe po ashtu kanë po të njëjtin mendim për Ardian Vishën edhe pas këtyre deklaratave. Mes dhjetera pyetjeve nga deputetet e të dyja palëvë, lidhja me ministrin Fatmir Mediu, si avokat i tij ne ceshtjen e Gërdecit, ishte pyetja qe mori më shumë vemendje. Visha shpjegoi procedurën e punës së tij si avokat dhe se si i ndërton marrëdhëniet me klientin e tij.

Kur une pranoj çeshtjen, klienti rrefehet dhe ne baze te saj une ndertoj startegjine e mbrotjes. Ne rast kur une kam bindje pafajesine e mbroj ate me force dhe nuk kam hezituar ta bej ate edhe publikisht ne raste te caktuara- tha Visha.

Paloka: “Ju keni qene avokat i zotit Fatmir Mediu, ish Minister i Mbrotjes, ne çeshtjen Gerdeci. Ne kete rast, ju keni bere detyren tuaj si avokat apo keni qene i bindur edhe ne pafajesine e tij?

Visha: “I kam bere te dyja. Kam bere detyren time si avokat per mbrojtjen e klientit tim, qe ma ka besuar mua dhe e kam bere si kam dashur dhe si kam mundur dhe sigurisht kam besuar dhe vazhdoj te besoj ne pafajesine e tij”.

Por kjo deklarate e kandidatit te PS per KLD, nuk ka ndryshuar qendrimin e opozites as per Gerdecin, të cilën ajo e konsideron si krim shteteror dhe as per kandidatin e saj ne KLD, gje qe u konfirmua menjehere pas deklarates se zotit Visha nga socialisti Saimir Tahiri, njeri prej deputeteve firmetare te kandidatures se Ardian Vishes ne KLD.

Por deklarata e Ardian Vishes se besonte ne pafajesine e ministrit Mediu per tragjedinë e Gerdecit, nuk u la te kalonte pa u komentuar edhe nga demokratet, duke e bere ate nje nga pikat kryesore te qendrimit te tyre per ate qe e quajten mungese te moralit politik tek opozita.

Socialistët kërkuan që Vishën ta pyesnin në cilësinë e kandidatit për anëtar të KLD-së dhe jo si avokat.

Zoti Visha është avokat. Ne pergjgije te nje pyetje te koelgut, tha se gjate kesaj kohe ka mbrojtur 100 kliente duke vazhuar te mbrotje edhe 100 te tjere. Ne nuk e kemi sjelle këtu qe ju te mbroni klientet e qe ka mbrijtur zoti Visha, ne jemi ketu qe ju te shpreheni per kandidaturen e zotit Visha tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë deputeti demokrat Edi Paloka tha: “Te mbrosh pozicionin e tij(Mediut)sic e mbrojti zoti Visha sot, qe une kam bindje personalë se zoti Fatmir Mediu ka qene i pafajshem, mendoj qe do te thote se propozimi i 30 deputete socialiste pro kadidatures se zotit Visha eshte thjesht nje terheqje politike nga ceshtja e Gerdecit.

Por deputeti Xhafaj tha se ne vazhdojme te mbajme te njejtin qendrim per ceshtjen e Gerdecit. Nuk qendrojme absolutisht asnje presje nga qendrimi politik kushtetues dhe ligjor qe kemi mbajtur lidhur me kete ceshtje. Dhe ju nuk mund tí ikni asaj pergjegjedie politike, nepermjet akrobacive te rastit apo te rradhes.

Ndërsa deputeti Genti Strazimiri deklaroi: Sot duhet tju themi nje te vertet shqiptareve dhe duhet tu themi ate te vertete qe duhet te jete o ajo e Edi Rames, ose kjo e zotit Visha ketu. Nese sot sillni Ardian Vishën dhe konceptin e tij per sistemin e drejtesise dhe e keni seriozisht, duhet tí kerkoni te falur, Sali Berishes dhe gjithe shqiptareve dhe cilindo qe keni akuzuar padrejtesisht ne lidhje me ate qe e quani krimi shtetëror i Gerdecit. Ju kete nuk po e beni. Do te thote qe ketu eshte akrobacia politike.

Pertej ketyre qendrimeve, kandidati i socialisteve per KLD-në, nuk kishte nguruar qe perpara diskutimeve politike, tu kerkonte te gjithe deputeteve voten e tyre. Visha iu drejtua për vota edhe deputeteve të djathtë. Vota e secilit prej jush, qofte edhe nje e vetme do te ishte e vlefshme. Une cmoj qe te humbas me vota te perbashketa tuajat me mire sesa te fitoj vetem me votat e nejrit krah- tha ai.

Në fund Visha mori vetëm votat e opozitës. Por gjithësesi do të pritet seanca plenare kur do të votohen të dy kandidatët Elvis Çefa dhe Ardian Visha, për të mësuar nëse do të realizohet parashikimi se Visha mund të marrë edhe vota nga e djathta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›