E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Berisha: Synim integrimi, me opozitën po përparojmë në reforma

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha informon Brukselin mbi situatën politike në Shqipëri.
Gjatë drekës që kryetari i grupit të PPE-ve në Parlamentin Evropian ka shtruar për nder të të pranishmeve para nisjes së Konferencës, “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, Berisha theksoi se Shqipëria nuk synon asgjë tjetër më të madhe se integrimi dhe se për këtë qëllim, pozita dhe opozita po punojnë duke përparuar me reformat në vend.
“Dua të theksoj edhe një herë se, pas zgjedhjeve lokale, jeta parlamentare është kthyer plotësisht ne normalitet.
Opozita ka pranuar gjithcka është propozuar ajo ditë e më pas, arritëm një marrëveshje që deri tani është respektuar plotësisht nga të dyja palet, pra jeta parlamentare është krejt normale, procedojmë me reformat e ligjeve që kanë nevojë për 3/5 e votave për tu miratuar dhe vendi nuk synon gjë tjetër më të madhe se integrimi evropian, një proces i cili duhet mbështetur teresisht mbi performancen. Bindja ime e thellë është që ky proces është jetësor për qytetarin shqiptar. Po punojmë dhe qeveria është e angazhuar për integrimin, reforma elektorale ka përparuar shumë, reformat e tjera kanë përparuar, jeta ekonomike u shpëtoi ndikimeve te krizes financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 %.”

Kryeministri Sali Berisha u nis dje për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, i cili organizohet më datë 11 Prill nga Grupi i PPE-së, në Parlamentin Evropian.

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit të fuqishëm që Grupi i PPE-së në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug – Lindore në procesin e integrimit. Berisha merr pjesë në këtë Konferencë i ftuar nga kreu i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›