Barcelona-Real, arbitron i “tmerrshmi” Majenko
SPANJE- Do të jetë Undiano Majenko arbitri i ndeshjes mes Realit e Barcelonës, në program të shtunën e ardhshme, më 21 prill.
Bëhet fjalë për të njëjtin gjyqtar që drejtoi finalen e Kupës së Spanjës një sezon më parë, ku Reali fitoi 1-0 falë golit të Kristiano Ronaldos në kohën shtesë.
Ai ka gjykuar edhe në fitoren 6-2 të Barcelonës në “Bernabeu”, në sezonin 2008-2009. Majenko është një prej arbitrave më të rreptë në Spanjë dhe në Evropë, duke mos u kursyer asnjëherë sa u përket kartonave.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)