Arrestohen 8 punonjës të ambasadës britanike
Reagimi i Teheranit lidhur me ato që i konsideron "ndërhyrje në punët e brendshme" ka nisur të ndihet. Tetë punonjës të ambasadës britanike me kombësi iraniane u arrestuan dje nën akuzën e "rolit të dorës së parë" në manifestimet e protestave të zhvilluara së fundmi si pasojë e akuzave të opozitës iraniane për vjedhjen masive të votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.
Jo më larg se dje, Presidenti Ahmedinexhad, i rizgjedhur për një mandat të dytë presidencial gjatë zgjedhje të këtij muaji, kishte kërcënuar personalisht disa vende europiane (veçanërisht Britaninë e Madhe) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se vendi i tij do të reagonte ndaj asaj që i cilësoi disa herë si ndërhyrje në punët e brendshme. Dhe pa vonesë, siç bën me dije agjencia iraniane gjysmështetërore e lajmeve "Fars", me të shuar protestat shesheve, shteti iranian ka nisur reperkusionet.
Londra reagon ashpër
Por edhe përgjigjja e Londrës ishte thuajse e menjëhershme. "Arrestimet e funksionarëve iranianë të ambasadës britanike në Teheran janë një kanosje e papranueshme dhe e patolerueshme", u shpreh në Korfuz ministri i Jashtëm britanik, Deivid Miliband, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. Miliband gjendet në Korfuz në kuadrin e një samti ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s dhe ai i Rusisë. Nga ishulli grek u prononcua edhe ministri italian i Punëve të Jashtme, Frank Fratini, i cili në emër të Bashkimit Europian u kërkoi autoriteteve iraniane "lirimin e menjëhershëm të funksionarëve të ambasadës britanike", të arrestuar sot në Teheran, duke e siguruar Iranin se kërkesa ishte unanime, ashtu si dhe solidariteti që ministrat e Jashtëm i kishin shprehur Britanisë së Madhe. "Nuk mund ta pranojmë arrestimin e funksionarëve të një ambasade", nënvizoi Fratini.
Kamenei
Lideri suprem iranian, Ajatollah Kamenei, i dënoi ato që sipas tij qenë "komente absurde" të liderëve perëndimorë mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 12 qershorit. Këtë qëndrim e mbajti përmes valëve të televizionit shtetëror iranian. Kamenei i ftoi gjithashtu palët e përfshira në debatin e ashpër mbi vjedhjen e votave të gjenin gjuhën e përbashkët dhe "të mos ushqenin emocionet e të rinjve e të nxitnin njerëzit kundër njëri-tjetrit".
Kreu i Parlamentit iranian
Irani "nuk është Iraku dhe as Afganistani" deklaroi numri një i Parlamentit iranian, Ali Larixhani, një prej eksponentëve të politikës konservatore në vend, i cili gjatë ditëve të trazirave gjendej jashtë kufijve për shkak të një vizite katërditore në Algjeri. Duke i kërkuar Perëndimit respektimin "e jetës demokratike të Iranit", Kryeparlamentari u vu përkrah Presidentit Ahmedinexhad në qëndrimin kundër Perëndimit, i cili sipas kreut të shtetit iranian, është fajtor për nxitjen e manifestimeve kundër autoriteteve shtetërore iraniane. Ndërkaq Federata Ndërkombëtare e të Drejtave Njerëzore ka deklaruar se deri tani numri i të arrestuarve në Iran i ka kaluar 2 mijë vetët, ndërkohë janë qindra manifestuesit për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.