NATO dhe Rusia bien dakord për rivendosjen e bashkëpunimit
Rusia dhe NATO ranë dakord të rivendosin bashkëpunimin mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë pas një viti të karakterizuar nga raporte problematike. Marrëveshja u arrit në një takim në Korfuz mes ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s dhe ministrit të Jashtëm rus. Marrëdhëniet mes tyre ishin përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2008 pas ndërhyrjes së armatosur ruse në Gjeorgji.
Numri një i NATO-s, Jap De Hop Shefer, u shpreh po dje se megjithatë mosmarrëveshjet lidhur me këtë çështje mbeteshin ende. Ai shtoi se, pavarësisht kësaj, NATO dhe Rusia do t‘i riktheheshin bashkëpunimit mbi çështje si Afganistani, trafiku i lëndëve narkotike dhe pirateria. "I kemi rivendosur raportet tona në nivel politik dhe gjithashtu ramë dakord të rinisim kontaktet mes ushtrive tona, të cilat kanë qenë të ngrira që prej gushtit të shkuar", u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dje në një konferencë shtypi të mbajtur në fund të samitit. Sa për dasitë mbi çështjen e ndërhyrjes ushtarake në Gjeorgji, Shefer tha se ato mbeten, por se "të dyja palët kishin rënë dakord për të mos lejuar që mosmarrëveshjet të ndalnin gjithë trenin". Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti marrëveshjen e djeshme "zhvillim pozitiv deri në njëfarë pike". Ai shtoi se NATO duhet të pranojë njohjen nga ana e Rusisë të pavarësisë së rajoneve separatiste në Gjeorgji. "Të gjithë ne duhet t‘i pranojmë realitetet e reja dhe vendimet e ndërmarra nga Rusia, të cilat, pas konfliktit, mbeten të pakthyeshme".
Mes Rusisë dhe Gjeorgjisë u zhvillua një konflikt i shkurtër ushtarak në gushtin e vitit të shkuar. Gjeorgjia u rrek të rivendoste nën kontroll përmes forcës rajonin separatist të Osetisë së Jugut pas një serie përplasjesh të niveleve të vogla me rebelët e mbështetur nga Moska. Rusia lëshoi një kundërsulm në stil të gjerë dhe i detyroi trupat gjeorgjiane të tërhiqeshin si nga Osetia e Jugut, ashtu edhe nga rajoni tjetër separatist Abkhazia. Që të dyja rajoneve u është njohur tashmë pavarësia nga ana e Kremlinit.