Arrestohen autorët e sulmit ndaj Togos
Lajmi bëhet i ditur nga mediat angoleze, të cilat shtojnë se të dy personat u arrestuan në krahinën Cabinda, aty ku u regjistruan tre viktimat. Si pasojë e sulmit tragjik kombëtarja e Togos vendosi të tërhiqej prej Kupës së Kombeve të Afrikës.
Autoritet vendase pohojnë se të arrestuarit pranuan sulmin dhe deklaruan se i përkisnin “Ushtrisë Çlirimtare të Shtetit të Cabindas”, grup separatist që ka kërcënuar për sulme të mëtejshme gjatë kompeticionit futbollistik.