Palamenti Rinor dhe monitorimi i provimit të letërsisë

Dhjetra pёrfaqёsues tё Parlamentit Rinorё, do tё monitorojnё mёnyrёn e zhvillimit dhe administrimit tё provimit tё letёrsisё, i cili do tё mbahet tё mёrkurёn.
Bordi i monitorimit pёrbёhet nga vёzhgues nё terren, ekspertё dhe studiues. Qёllimi sipas pёrfaqёsueses tё Parlamentit Rinorё, Griseda Qosja ёshtё tё identifikohet zbatimi i proçedurave ligjore nga administratorёt e procesit por edhe tё evidentohen nevojat pёr pёrmirёsimin e kёtij procesi.
Tё rinjtё e Parlamentit Rinorё i kujtuan mёsuesve qё do tё mbikqyrin procesin, masat ndёshkuese qё parashikon rregullorja e maturёs shtetёrore si dhe masat qё janё ndёrrmarrё nё vitet e shkuara si ndaj mёsuesve edhe ndaj nxёnёsve qё kanё kopjuar.