E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy policët që ruanin, Gentian Beqirin

Vetëm pak orë pas ekzekutimit të 35- vjeçarit, në Elbasan, janë arrestuar dy policët të cilët kishin për detyrë ruajtjen e Gentjan Beqirajt. Ky i fundit ndodhej nën masën arrest shtëpie, pasi ishte i dyshuar për vrasjen e një biznesmeni.

Identiteti i dy efektivëve të policisë nuk ëshë bërë i ditur, ndërsa dyshohet se të dy efektivët nuk kanë qenë aty në momentin e ngjarjes.

Ndërkaq, mësohet se Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 35 vjet burg për viktimën, ndërsa Gjykata e kishte çuar çështjen e tij dy herë në rigjykim.

Nga atentati humbi jetën edhe i ati i viktimës, i cili pësoi infarkt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›