E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy sekuestrohen mina celular dhe arme

Pas gjurmimit me metoda speciale hetimi per me shume se nje muaj agjente te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise Personit ne Drejtorine e Policise se Tiranes kane finalizuar pergjate oreve te vona te se shtunes nderhyrjen ne katin e peste te nje pallati ne rrugen Budi pas Ambasades Amerikane ne kryeqytet duke kapur arme dhe eksploziv dhe arrestuar dy persona. Ne njeren nga dhomat policia do te gjente tre kuti me detonatore lende eksplozive te mjaftueshme si dhe mjete te tjerat nevojshme per fabrikimin e disa bombave te telekomanduara me ane te celularit. A. H dhe E. H jane shoqeruar menjehere ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku sipas burimeve policore pas hetimeve te para mesohet se ne bashkepunim edhe me persona te tjere jane autore te fabrikimit te disa minave te telekomanduara. Permes nje deklarate per shtyp Drejtoria e Policise se Tiranes do te bente me dije mesditen e djeshme detaje te operacionit te koduar Celulari ku thuhet se eshte sekuestruar nje minipunishte per lidhjen e mekanizmave te lendes shperthyese ne distance. Sipas policise gjithcka eshte finalizuar ne kuader te operacionit policor te koduar Celulari i realizuar pergjate oreve te vona te mbremjes se te shtunes nga Seksioni Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise Personit u arrit identifikimi kapja dhe sekuestrimi i nje mini punishte e cila sherbente per prodhimin e minave me telekomande nepermjet perdorimit te aparatit celulare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›