Pa imunitet Dritan Prifti thirret sot ne Prokurori

Prokuroria e Pergjithshme therret zyrtarisht Priftin te deshmoje. Ish ministri I Ekonomise do te jape shpjegime ne lidhje me videon
Per here te pare pas heqjes se imunitetit ne Parlament te ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ky i fundit pritet te deshmoje sot ne Prokurori ne cilesine e personit ne hetim. Sipas burimeve nga organi i akuzes Prokuroria e Pergjithshme i ka kerkuar zyrtarisht deputetit Prifti qe te paraqitet diten e hene sot ne oret e paradites per te dhene shpjegime ne lidhje me videon ku ai shfaqet duke marre 70 mije euro nga ish-zevendesi i tij si minister i Ekonomise.
Prokuroria ka ngritur akuzen e korrupsionit pasiv ndaj Dritan Priftit qe dyshohet se ka perfituar shumen 70 mije euro nepermjet ish-vartesit te tij Leonard Beqiri nderkohe qe mesohet se Prifti do te merret ne pyetje nga nje grup prokuroresh ne lidhje me akuzen e ngritur ndaj tij ate te korrupsionit pasiv por edhe per ceshtjen qe implikon ish-zevendeskryeministrin dhe ish-ministrin e Ekonomise Ilir Meta. Sipas Prokurorise te dyja ceshtjet jane te lidhura me njera-tjetren pavaresisht se hetohen te ndara.
Akuza ndaj ish ministrit te Ekonommise Dritan Prifti u ngrit nga organi i akuzes pas depozitimit te vete te akuzuarit te nje videoregjistrimi qe zgjaste nje ore kompjuterit dhe paisjeve te tjera te pergjimit ku shfaqej ai edhe ish-zevendeskryeministri Meta ne nje bisede ne te cilen kerkohej favorizimi i disa biznesmeneve per perfitim tenderash. Videoja qe implikon Priftin u gjet ne pajisjet me te cilat ai kishte pergjuar ish zv/kryeministrin Ilir Meta. Prifti e kishte fshire videon e regjistruar ne 11 mars 2010 por nje ekspert amerikan arriti ta rigjente ate dhe e rikuperoi duke ia vene ne dispozicion prokurorise. Mirepo gjate kontrollit qe iu be paisjeve organi i prokurorise deklaroi se arriti te rekuperoje edhe nje filmim tjeter ate te ish-ministrit te Ekonomise Prifti zevendesin e tij dhe nje shume prej 70 mije eurosh. Per kete arsye prokuroria kerkoi nga parlamenti heqjen e imunitetit te Dritan Priftit me qellim qe te vazhdonte hetimet per akuzen e korrupsionit pasiv.
Vete Prifti pohoi para Parlamentit se videon ne te cilen prokuroria bazon akuzen kunder tij per korrupsion e ka xhiruar ai vete me te njejtin qellim si videon e pare te bere tashme publike. Prifti duke lene vullnetarisht imunitetin deklaroi se videoja per te cilen akuzohet eshte filmuar per te provuar presionet joshjet per korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metes. Gjate seances parlamentare per heqjen e imunitetit te tij Prifti tha se akuza ndaj tij per korrupsion pasiv do te ishte shmangur nese prokuroret do ta therrisnin me pare ne nje seance pyetjesh.