Bulqize pritet te nisin negociatat mes ACR dhe minatoreve

Në Bulqizë, priten të nisin negociatat mes përfaqësuesve të minatorëve dhe kompanisë koncesionare të minierës, ACR. Ky takim pritet të zhvillohet, në prezencën e kryetarit të Bashkisë, Roland Keta.
Burime nga ACR bëjnë me dije se komisioni i firmës ka pranuar të gjitha kërkesat e minatorëve, me përjashtim të njërës kërkesë, që lidhet me heqjen e administratorit aktual të minierës.
Nga ana tjetër, minatorët janë vënë në dijeni të marrëveshjes së re, që është vënë në dispozicion nga ACR dhe janë të gatshëm të hyjnë në bisedime, përmes kryetarit të bashkisë, Këta.
Kompania ACR kërkon që marrëveshja të nënshkruhet nga përfaqësuesi I minatorëve, TAF Koleci, kurse përfaqësuesi nga ana e firmës është Rudolf Skache Depich.