Berisha: 700 mijë bunkerë u zëvendësuan me vila

"Ndërtimi sot është sektori më i fuqishëm, promotori më kryesor i zhvillimit të vendit dhe si i tillë do mbetet ndoshta dhe dy dekadat që vijnë”, tha Berisha.
Sipas tij, “Shqipëria është një vend i vogël në hartë, por në këtë vend vëllimet e ndërtimit të realizuara private dhe publike, janë plotësisht të krahasueshme me një vend shumë herë më të madh se Shqipëria. Kryeministri tha se ndërtuesit shqiptarë zëvendësuan 700 mijë bunkerë me mbi 500 mijë vila.
“Dua të përgëzoj ndërtuesit shqiptarë dhe të huaj që me punën e tyre kanë bërë të mundur krijimin e një Shqipërie tjetër, e cila 700 mijë bunkerë i zëvendësoi me mbi 500 mijë vila. E një Shqipërie që sot disponon sipërfaqe banimi 2-3 herë më shumë se ç’kishte 20 vjet më parë. E një Shqipërie që në një hark kohor 5-6 vjeçar ka ndërtuar mbi 8 mijë km rrugë. E një Shqipërie, e cila krahas kompanive të vendit, ka tërhequr interesin dhe angazhimin e kompanive nga SHBA, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Franca, Lindja e Mesme, Turqia, para kompanive më serioze nga mbarë bota”, theksoi Berisha.
Ai foli më tej edhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë , duke nënvizuar se ekonomia e vendit tonë ishte ndër të vetmet që nuk u përfshi në recension. Sipas tij, Shqipëria nuk shikon si alternativë për mbrojtjen nga kriza fuqizimin e sektorit publik. “Shqipëria ka besim të madh se rruga më e sigurt për tu përballur me pasojat e krizës së thellë evropiane e botërore, është përqendrimi tek biznesi, mbështetja e biznesit, zgjerimi i hapësirave të biznesit dhe përpjekja e vështirë por jetike për konkurrencë të lirë e të ndershme”, u shpreh Berisha.
Duke iu drejtuar biznesmenëve, Berisha u shpreh se, “Qeveria çdo ditë do përpiqet të vendosë për ju kuadrin më të favorshëm ligjor. Po mendojmë të krijojmë me shpejtësi portalet zyrtarë në shërbim të bizneseve, ç’ka do të thotë të nxjerrim në dritën e diellit, të gjithë plogështinë e burokracisë. Të vendosim sistemin në të cilin ju të mund të ndiqni çdo dokument që ju dorëzoni në zyrat e administratës, në mënyrë që administrata të jetë më e përgjegjshme ndaj çdo lloj kërkese”, shtoi kreu i qeverisë.
Për sa i përket borxhit publik, kryeministri tha se ai nuk do të rritet më duke mbetur në nivelin e 59%-it. “Do të bëjmë gjithçka që së pari të mos rritet dhe që së dyti, sapo të na jepet mundësia, pasi të kompletojmë 2-3 projektet e mëdha në infrastrukturë, do të bëjmë çdo gjë që borxhi të zvogëlohet. Reitingu i sistemit bankar të përmirësohet dhe kreditimi për ju të ketë norma të tjera interesi”, iu drejtua Kryeministri Sali Berisha biznesmenëve pjesëmarrës në hapjen e “Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2011-09-06 13:22