E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Trajtim me seriozitet nismave të PS

Kryeministri Berisha kerkoi shqyrtimin e te dy nismave ligjore qe Partia Socialiste ka depozituar ne Kuvend per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit sipas rregullave kushtetuese qe do te thote jo me procedure te pershpejtuar. Gjithesesi shefi i qeverise gjate fjales se tij para deputeteve demokrat i cilesoi dy nismat si legjitime dhe nuk e komentoi aspak permbajtjen e tyre.

"Partia Socialiste ka sjellë në Parlament dy nisma, legjitime, parlamentare. Njëra është ligjore, tjetra është po ligjore po për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar në përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, në përputhje me të drejtën që kanë dhe me ligjin për komisionin hetimor parlamentar. Këto nisma do të trajtohen me seriozitetin më të madh, angazhimin më të madh, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit", tha kryeministri Berisha.

Shefi i qeverise replikoi ne distance me drejtuesit socialist per deklaratat e tyre sipas te cilave opozita u fut ne Kuvend ndersa mazhoranca nuk ofroi asnje kompromis. Duke iu referuar bisedimeve te zhvilluara ne presidence me ndermjetesimin e delegacionit te Keshillit te Europes, Berisha tha se ai kishte pranuar aty te dy propozimet e ofruara nga zyrtaret nderkombetare qe sugjeronin fillimisht paraqitjen e fakteve te parregullsive ne prokurori dhe zgjidhja e dyte, dergimi i ceshtjes se hapjes se kutive per shqyrtimin ne Komisionin e Venencias. Sipas kryeministrit Berisha, te dy keto propozimeve te arsyeshme nuk ishin pranuar nga lideri socialist Rama.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e martë , 02 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›