E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shtetasit të akuzuar për vrasje

Arrestohen dy shtetasit të akuzuar për vrasje, Aleksandër Zhulati dhe Shpëtim Miraka, të cilët ishin shpall edhe në kërkim ndërkombëtar. Kapja e tyre është bërë në Itali dhe Turqi. Zhulati është i dënuar me burgim të përjetshëm. 

ITALI/ TURQI- Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për "vrasje", janë arrestuar në Itali dhe Turqi, për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë, ku do të vuajnë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur është arrestuar në Turqi, shtetasi Aleksandër Zhulati, 29 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Beratit me vendim të datës 25 shtator 2000 me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që në Itali është arrestuar edhe 33 vjeçari Shpëtim Miraka, i dënuar më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, me vendim të datës 3 maj 2000, me 20 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes me paramendim si dhe armëmbajtjes pa leje. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›