E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy trafikantë

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 21:22

Në operacionin policor të koduar “Shpati”, arrestohen dy persona dhe identifikohet një viktimë e trafikimit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore kanë arrestuar të enjten në rajonin e Mitrovicës, dy persona të dyshuar, shqiptarë të Kosovës për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore ,dhe në rastin në fjalë është identifikuar një viktimë e trafikimit femër shtetase kosovare. Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar dy muaj më parë.

Gjatë hetimit të rastit është zbuluar se viktima ishte mbajtur nën kontroll nga ana të dyshuarve dhe përmes kërcënimit ishte detyruar të ofronte shërbime seksuale klientëve që ata ia gjenin. Viktima është strehuar dhe aktualisht ndodhet nën përkujdesje sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.

Të arrestuarit janë Bashkim. P (1989) Adem. P (1986). Gjatë bastisjeve në lokacionet e banimit, të dyshuarit Adem P i është konfiskuar një revole e tipit TT . 7.62 mm dhe 37 fishek të kalibrit 7.62 mm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›