E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Maqedonia, shoviniste

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 20:30

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, vlerëson se shqiptarët në Maqedoni po shtypen si në kohën e ish Jugosllavisë. Ai gjatë një debati në Shkup, të organizuar nga instituti “Liberta” akuzoi politikanët maqedonas se po përpiqen të ndërtojnë shtet kundër shqiptarëve.

Politikani kosovar tha problem i Maqedonisë është karakteri i shtetit dhe jo shqiptarët.

“Karakteri nacional - shovinist i Maqedonisë është ai i cili duhet të ndryshohet. Këtë shqiptarët duhet ta thonë hapur dhe me vendosmëri dhe të mos lejojnë që qarqet shoviniste maqedonasi ti shtypin shqiptarët si në kohën e ish Jugosllavisë. Politikanët shovinist maqedonas duhet ta kuptojnë se problemi në Maqedoni nuk janë shqiptarët por problemi është karakteri i shtetit i cili në aq shumë aspekte është anti-shqiptar”, tha Kurti.

Ai adresoi kritika edhe ndaj qeverive në Tiranë dhe Prishtinë për moskujdesin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne nuk jemi të kënaqur me Qeverinë e Kosovës jo vetëm me politikat e brendshme por edhe sa i përket një lloj mosangazhimi të kësaj qeverie jashtë Kosovës. Mendoj se në masë të konsiderueshme kjo vlen edhe për Shqipërinë, qeveritë e së cilës kanë dëshmuar që për çështjen shqiptare kanë qenë më të angazhuara se Qeveritë e Prishtinës, por megjithatë duhet pasur parasysh se ata i kanë pasur edhe mundësitë më të mëdha”, tha ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›