Arrestohen dy zyrtare të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë
PRISHTINË- Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës bën të ditur se është njoftuar sot pasdite nga zyrtarë të Policisë së Kosovës-Njësia për krime ekonomike, se dy zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i kësaj agjencie dhe Haki Ejupi, drejtor i licencimit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare.
MSH thekson se do të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë dhe të rendit për të zbardhur rrethanat e çështjes, pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e dy zyrtarëve të arrestuar.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, bazuar në kompetencat ligjore ka marrë vendim për pezullimin e Ilir Dushit nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së dhe kanë filluar procedurat për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit të AKPM-së.
(e.m/ata/BalkanWeb)