Meta: Të përmbushim axhendën e qeverisë. Petrit Vasili zgjidhjet kreu i Grupit Parlamentar të LSI
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nisi sot rreth orës 17:00 mbledhjen e parë të grupit parlamentar pak para nisjes së seancës së parlamentit te ri. Në këtë mbledhje u zgjodh me konsensus si kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Kreu i LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të kësaj partie i uroi suksese deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së, ndërsa shtoi se kjo forcë përfaqësohet me një numër të konsiderueshëm deputetësh. Kjo sipas Metës, është kompensimi i mandateve të humbura padrejtësisht në 2005 dhe 2009.
“Unë besoj se LSI energjinë pozitive për të ndihmuar vendin të ecë më shpejt në rrugën e integrimit do ta reflektojë në Kuvendin e ri dhe në qeverisjen e vendit. I uroj ministrave të LSI në qeveri dhe gjithë përfaqësuesve suksese. Ne shkojmë në Kuvendin e ri për herë të parë pas 9 vitesh, më në fund me një grup të konsiderueshëm parlamentar, është kompensim i mandateve që kemi humbur padrejtësisht në 2005 dhe 2009. Besoj tek integriteti juaj dhe qëndrimi ynë për të ecur më shpejt, të respektojmë parimet demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, tha Meta.
Sipas Metës edhe në vazhdim, grupi parlamentar do zhvillojë mbledhje të rregullta javore. Ai ftoi grupin e tij “ Të përmbushë axhendën e qeverisë së re”.
Lëvizja Socialiste për Integrim, që doli nga këto zgjedhje thotë se pjesë e grupit te saj parlamentar do të jenë 17 deputetë, 16 të fituar nga zgjedhjet dhe Spartak Braho, pjesë e listave fituese të PS. Për sa i përket deputetit Spartak Braho, Meta tha se ky i fundit do të jetë i pranishëm në mbledhjet e grupit të LSI, ndërsa do marrë pjesë tek mbledhjet e kryesisë së LSI.
(ma.ar/d.b/BalkanWeb)