Legjislaturat Parlamentare 1991-2013
TIRANE- Me hapjen e punimeve të sotme parlamentare, fillon zyrtarisht nga detyra legjislatura e 8 parlamentare . Pavarësisht se vendi ka pasur një histori më të gjerë të jetës Parlamentare, me një vendim të fundit të legjislaturës së kaluar, u vendos që mos të quhen legjislaturat gjatë periudhës komuniste.
Parlamenti i vitit 1991, që përben legjislaturën e parë, kishte 250 deputetë dhe në shumice ishte Partia e Punës, me 169 deputetë. Partia Demokratike, që ishte forca e parë politike e pluralizmit, mundi të siguroje vetëm 75 deputetë. Kryetari i pare i Kuvendit ishte Kastriot Islami dhe zëvendës te tij, Aleksandër Meksi dhe Lush Përpali. Kjo përbërje parlamentare ishte jetëshkurtër, pasi 1 vit më vonë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.
Legjislatura e dytë, shtrihet nga viti 1992 deri në vitin 1996. Në Parlamentin me 140 deputetë, PD kishte 92 deputetë, PS 38 të zgjedhur, ndërsa 10 të tjerë, vinin nga partitë e vogla. Përgjatë 4 viteve Kuvendi u drejtua nga Pjetër Arbnori, një ish-i burgosur i regjimit komunist.
Legjislatura e tretë që u kostituua në vitin ‘96, ishte sërish jetëshkurtër. Zgjedhjet e kontestuara të këtij viti, çuan në Parlament 122 deputetë të PD, 10 të zgjedhur socialistë, ndërsa partitë e vogla kishin 8 deputetë. Ky Parlament, i dha mandatin e dyte si president Sali Berishës, votoi dy kryeministra, Aleksandër Meksin dhe Bashkim Finon, në krye të ‘Qeverisë së Pajtimit Kombëtar’ si dhe vendosi për herë të parë në vend gjendjen e jashtëzakonshme në 2 mars të vitit 1997.
Parlamenti që doli nga zgjedhjet e parakohshme të vitit ‘97 dominohej nga Partia Socialiste me 101 deputetë, PD-ja doli në opozitë me 29 mandate, dhe partitë e vogla siguruan 25 deputetë. Ky Parlament kishte 155 deputete, kryetar i tij ishte Skënder Gjinushin, udhëhoqi referendumin për miratimin e Kushtetues, votoi Rexhep Mejdanin si President dhe tre 3 Kryeministra; Fatos Nanon, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën. Jeta parlamentare vuajti edhe bojkotin i opozitës, taktike që PD e aplikoi në 3 periudha të ndryshme kohore.
Legjislatura e 5-të që përfshin vitet 2001-2005, njohu sërish bojkotin e demokratëve, të cilët kontestuan zgjedhjet e përgjithshme. Në Parlament, PS kishte 76 deputetë, PD 32 dhe partitë e vogla siguruan plot 22 deputetë, për shkak të përdorimit të fenomenit të Dushkut, ku një zonë e vogël me këtë emër, prodhoi një numër te madh deputetësh. Për herë të parë Parlamenti i 2001-shit, votoi një president konsensual Alfred Moisiun, me 96 vota; si dhe miratoi 3 Kryeministra Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Fatos Nanon.
Zgjedhjet e 3 korrikut 2005 rikthyen në pushtet të djathtën, e cila siguroi në Kuvend 84 mandate, por vetë PD-ja mori vetëm 54 deputete, për shkak të përdorimit kësaj herë të ‘Mega Dushkut’, ku qytetarët ftoheshin të votonin emrat e demokratëve, por logot e partive aleate. Në krye të Parlamentit për herë të pare u vu një zonje, Jozefina Topalli, e cila drejtoi këtë institucion, për 8 vite me radhë. Në zgjedhjet e vitit 2009 vota mes të djathtës dhe të majtës u nda në mënyrë të barabartë dhe secili krah mori 70 deputetë, por falë aleancës mes PD dhe LSI, Sali Berisha u votëbesua në Parlament, për një mandat te dyte qeverisës me 74 vota. Për rreth 6 muaj Parlamenti i bojkotua nga opozita. Procesi zgjedhor i 23 qershorit të këtij viti, risolli pas 8 vjetësh në pushtet të majtën me 83 mandate, falë rikthimit të LSI-së ne koalicion me socialistët. E djathta u ‘rrudh’ në 57 mandate, përfshirë madje emra socialistesh si Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli. Në Parlamentin e ri që po nis rrugëtimin 4-vjeçar, rekordin e mandateve e mban Namik Dokle i zgjedhur 8 herë deputet. Ai pasohet nga Sali Berisha me 7 mandate dhe Gramoz Ruçi, Ilir Meta e Kastriot Islami.
(e.m/News24/BalkanWeb)