E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen e 6 aktivistë të Vetëvendosjes

Sot në Prizren gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga Policia e Kosovës janë arrestuar 6 aktivistë.

Aktivistët e arrestuar janë, Arianit Manxhuka, Durim Jasharaj, Kushtrim Dakaj, Arlind Manxhuka, Valdrin Kabashi dhe Zeqir Sylejmani, njofton Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirim e tyre të menjëhershëm. Këto arrestime, sipas këtij subjekti politik, janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›