E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra të evakuuruar nga përmbytjet në Gjermani

Përmbytja ka arritur qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburgun, me nivele uji më të larta se "përmbytja e shekullit" e vitit 2002. Më shumë se 3.000 vetë janë larguar ndërkohë nga shtëpitë e tyre në strehime emergjence.

Në një kohë kur masat e mëdha të ujit të përmbytjes po zhvendosen edhe më tej drejt veriut, në fundjavë në Saksoni Anhalt dhe në Brandenburg njerëzit luftuan në shumë vende përgjatë lumit Elba kundër përmbytjes. Në Magdeburg, sipas autoriteteve rreth 23.500 vetëve iu kërkua të largohen nga shtëpitë, pasi niveli i lumit Elbe arriti të dielën kuotën më të lartë të 7,50 metrave. Në rastin e përmbytjes së vitit 2002, niveli rekord ishte 6,72 metra, vlera normale është më pak se dy metra, raportonDeutche Welle.

Gjendja në Magdeburg ishte veçanërisht kritike, sepse në bazë të Qendrë së Mbikqyrjes së Përmbytjes, niveli i lartë i ujit u shtri në një sipërfaqe prej rreth 40 kilometrash. Kjo shtrirje e gjerë e nivelit të lartë të ujit është më e larta e regjistruar ndonjëherë në Gjermani. Digat pjesërisht të dobësuara u rënduan në këtë mënyrë edhe më tej për disa ditë me radhë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›