Krasniqi: Mospjesëmarrja në seanca, përgjegjësi e partive

Mospjesëmarrja e deputetëve nëpër seanca plenare, është përgjegjësi e partive politike nga të cilat vijnë ata deputetë, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Krasniqi tha se deputetët duhet të jenë më të disiplinuar dhe të jenë prezent në seanca. Ndryshe, Kuvendi disa herë është dashur ta ndërpresë seancën në mungesë të kuorumit për t'i vazhduar punimet./Indeksonline/