Arrestohen figura kyçe të lidhura me al Qaedan

Islamabad, 13 gusht - NATO-ja njoftoi sot se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato afgane, në operacionin kundër fraksioneve talibane të lidhura me al-Qaedan, kanë arrestuar disa figura kyçe të rrjetit, në dy provinca lindore të këtij vendi.
Në aksionin në provincën Khost është arrestuar zëvendës komandanti dhe disa pjesëtarë të tjerë të grupit Haqqani, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si grupi më i rrezikshëm taliban, për shkak të lidhjeve të tij me al-Qaedan.
Në një zhvillim tjetër, në pjesën jugore të Afganistanit, nga sulmi i kryengritësve është vrarë një ushtar ndërkombëtar. NATO-ja nuk ka zbuluar kombësinë e ushtarit apo detaje të tjera lidhur me këtë vrasje.