E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja e shqetësuar për raketat ruse në Abkhazi

Bruksel, 13 gusht - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka kërkuar sot nga Rusia që t’i respektojë obligimet e saj nga marrëveshja për armëpushim, pasi bërjes publike të lajmit se Moska ka vendosur sistem raketash në rajonin kryengritës Abkhazi, në Gjeorgji.

Ashton tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar m vendimin e Rusisë që të vendosë sistem raketor kundër-ajror në Abkhazi, “pa pëlqimin e qeverisë së Gjeorgjisë”.

Ajo më tutje theksoi se vendosja e raketave është “në kundërshtim me marrëveshjen gjashtë pikëshe për armëpushim”, të vitit 2008, dhe rrezikon rritjen e mëtejshme të tensioneve në rajon.

Në vitin 2008, Rusia e Gjeorgjia zhvilluan një luftë të shkurtër, pas përpjekjes së Tbilisit për kthimin e Osetisë Jugore nën juridiksionin e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›