E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen grabitesit gjenden edhe parate e vjedhura

Policia e Lezhes ka mundur te zbuloje e arrestoje brenda 24 oreve dy personat qe grabiten 10 milione leke nga pika e kembimit valutor ne Lezhe. Burime zyrtare te policise se Lezhes bejne te ditur se  dje ne oret e para te mengjesit jane arrestuar dy 21-vjecaret Bledar Zefi dhe Mario Gjopalaj nga fshati Ishull Shengjin i Lezhes. Arrestimi eshte bere ne shtepite e tyre pas nje kontrolli te shpejte te policise e cila kishte mesuar edhe identitetin e grabitesve permes kamerave qe ndodheshin ne piken e kembimit valutor por edhe te nje banke e cila ishte ngjitur me kete pike kembimi. Ndersa policia gjate 24 oreve kishte shoqeruar mbi  30 persona dhe kishte marre ne pyetje dhjetera te tjere per te mesuar rreth grabitjes se parave. Policia e Lezhes ka mundur te gjeje edhe dy armet me te cilat grabitesit kishin realizuar goditjen si dhe nje pushke 20-she e modelit 56 dhe 180 mije leke te reja te cilat u jane gjetur dy te rinjve te fshehura ne banesat e tyre. Pas arrestimit dhe dergimit ne qelite e paraburgimit policia e Lezhes ka mesuar tri ore nga ndalimi dhe vendndodhjen e sasise se parave te tjera te vjedhura por qe nuk ua kishin gjetur te rinjve ne afersi te njeres prej banesave te te arrestuarve. Sipas policise zbulimi i vendndodhjes se parave eshte bere me ane te pergjimit te bisedave qe dy te rinjte bene gjate kohes qe ndodheshin ne te njejten qeli ndersa me heret policia i kishte marre ata ne pyetje por pa mesuar asgje rreth parave. Pas kesaj dy te arrestuarit kane pranuar grabitjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›