E Diel, 1 Nëntor 2026

Furtune ne policine e Tiranes iken Muca dhe 2 zv.drejtoret

Leonard Bakillari

Tirane Krimet e diteve te fundit ne Tirane ku viktima ishin dy femra kane shkaktuar furtune ne policine e kryeqytetit kreret e se ciles u transferuan me vendim te drejtorit te Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj. Shkarkimet e paralajmeruara jane komunikuar dje nga kreu i policise dhe zv.ministri i Brendshem Avenir Peka  pas nje mbledhjeje me drejtuesit e policise se Tiranes. Ndryshimet kane prekur drejtorin e Policise se Tiranes Sajmir Muca dhe dy zv.drejtoret ate per hetimin e krimeve Dorian Muca dhe zv.drejtorin per rendin dhe sigurine publike Gjergj Jorgo. Zyrtarisht policia nuk dha asnje detaj mbi levizjet ne drejtorine e Tiranes te cilave u paraprine dy ngjarje te renda te cilat vijojne te mbeten te pazbardhura. Sipas burimeve te rezervuara mesohet se pas perfundimit te mbledhjes se djeshme eshte komunikuar largimi nga detyra i drejtorit te Policise se Tiranes Sajmir Muca i cili do te sherbeje ne Akademine e Rendit. Ne vendin e tij eshte emeruar drejtori i Policise se Korces Bernard aushaj i cili pritet qe ne fillim te javes se ardhshme te marre detyren e kreut te policise se kryeqytetit. Pas analizave dhe mbledhjeve te zhvilluara ditet e fundit ku eshte diskutuar edhe per punen e policise ne zbardhjen e protestes se 21 Janarit drejtori i Pergjithshem ka firmosur transferimin e dy nendrejtoreve Dorian Muca dhe Gjergj Jorgo. Muca i cili u sulmua vetem pak kohe me pare me nje sasi te konsiderueshme tritoli ne banesen e tij do te drejtoje tashme seksionin  kunder pastrimit te parave ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Ndersa nendrejtori per Rendin dhe Sigurine Publike Gjergj Jorgo do te drejtoje nje strukture te rendesishme sic jane forcat levizese operacionale vend qe me pare mbahej nga Shemsi Premci i transferuar ne Diber. Levizjet e fundit kane risjelle ne radhet e drejtuesve te policise edhe Ylli Metkon ish-drejtorin e Policise se Vlores i transferuar nga detyra menjehere pas vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Sipas burimeve mesohet se Ylli Metko ka marre drejtimin e policise se Korces ndersa Artan Cuku drejtimin e Policise se Vlores. Dy nendrejtoret e rinj te policise se Tiranes do te jene Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. Levizjet e fundit sipas burimeve motivohen me dy vrasjet e ndodhura ditet e fundit ne kryeqytet por edhe me hetimin e nxitesve te dhunes gjate demonstrates se 21 Janarit te vitit te shkuar. Per kete ngjarje policia e Tiranes ka dorezuar ne Prokurori nje relacion nepermjet te cilit thote se nuk ka mundur te mbledhe prova qe do te identifikonin nxitesit e dhunes ne demonstraten e vitit te shkuar. Ky relacion eshte firmosur nga nje prej oficereve te policise qe eshte marre me hetimin e ceshtjes ndersa eshte miratuar edhe nga drejtori i Policise se Tiranes Sajmir Muca. Pas hetimeve te kryera policia sugjeroi pezullimin e hetimeve per nxitesit e dhunes me 21 Janar ku mbeten te vrare kater demonstrues dhe u plagosen dhjetera efektive policie dhe qytetare. Per kete ngjarje ka nisur hetimet edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem SHKB e cila po verifikon punen e rreth 20 oficereve te policise gjyqesore qe jane marre me hetimin e ketyre ngjarjeve pas delegimit te dosjes nga prokuroria. Por nje tjeter motiv qe ka sjelle levizjen e drejtuesve te policise eshte edhe zbulueshmeria e krimeve kunder jetes kryesisht vrasjet. Deri tani numerohen nje sere vrasjesh te pazbardhura ne Tirane pershi ekzekutimin e Arjan Selimit apo Sokol Docit. Listes se vrasjeve pa autor i shtohen edhe dy ngjarjet e fundit qe tronditen kryeqytetin ku viktima ishin dy gra njera prej te cilave e ndodhur rastesisht mes plumbave te shkembyer nga dy grupe rivale.

Drejtori i Tiranes Sajmir Muca transferohet ne Akademine e Rendit

Zv.drejtori Dorjan Muca ne seksionin kunder pastrimit te parave

Zv.drejtori Gjergj Jorgo ne krye te forces levizese operacionale

Bernard aushaj emerohet drejtor i Policise se Tiranes

Ylli Metko emerohet drejtor i Policise se Korces

Shemsi Premci emerohet drejtor i Policise se Dibres

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›