E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne spital 86-vjecari qe masakroi Liljana Arapin

Korce- Vdes ne spitalin e burgut te kryeqytet autori i ngjarjes makabre te vrasjes se Liljana Arapit. Gaqo Dumka 86-vjecari banor i lagjes 4 te Korces i cili u be i njohur pas krimit te tij ka nderruar jete pas dy javesh te veshtira qe ka kaluar nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e burgut te Tiranes. Ne fakt ai eshte transferuar nga burgu i Drenoves ku ishte ne pritje te vendimit per te denimin e tij nga Gjykata e Korces. Procesi ndaj Dumkes ishte nderprere dy jave me pare atehere kur ai eshte nisur me urgjence drejt spitalit te burgut ne Tirane pas nje gjendjeje te renduar shendetesore. Dumka ka pasur probleme me zemren pas temperaturave tejet te uleta qe kane perfshire qarkun juglindor te vendit ndersa burgu i Drenoves nuk kishte ngrohje te mjaftueshme per te perballuar kete situate per disa dite me radhe. Nderkaq nisur nga kjo gjendje e renduar shendetesore edhe Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce pati pezulluar procesin per dy jave ndersa gjate te henes seanca do te mbahej ne mungese te te pandehurit per akuzen Vrasjes me paramendim per  te dhene pretencen. Dumka mesohet se ishte ne gjendje mjaft kritike ndersa ne tri ditet e fundit ka refuzuar ushqimin ne spitalin e burgut ndonese nuk i kane munguar serumet per ta mbajtur ne jete. Gjendja e tij e renduar shendetesore dhe psikike por dhe problemet kardiake te cilat jane renduar se tepermi e kane cuar  drejt vdekjes. Dumka ka nderruar jete gjate mesdites te te shtunes ne Tirane ndersa gjate kesaj periudhe por dhe qe nga momenti i arrestimit te tij si autor i masakres nuk ka pasur interesim te familjareve per te. Nuk dihet nese keta te fundit do te kujdesen per ta percjelle per ne banesen e fundit ndersa bashke me vdekjen e tij mbyllet dhe procesi penal ne ngarkim te tij per vrasjen e 42-vjecares Liljana Arapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›