El Sharawy: Unë dhe Balotelli, kemi një ëndërr

Stephan El Sharawy është shprehur të jetë shumë i lumtur që Mario Balotelli është përkrah tij në sulmin e Milanit dhe të Italisë. Para ndeshjes miqësore që Italia e zhvillon ndaj Holandës, El Sharawy tha se atë dhe Balotellin i bashkon ëndrra e tyre.
"Unë dhe Mario kemi një ëndërr të përbashkët. Që të dy duam që me Italinë të shpallemi kampion të botës. Është lajm i mirë që Balotelli ka ardhur në Milan. Ne jemi dy sulmues me cilësi të ndryshme, ai është më teknik, unë jam shumë i shpejtë. Besoj se partneriteti te Milani do ti duhet edhe Italisë pasi që do të përbëjmë një dyshe të pandashme" deklaroi El Sharawy./Indeksonline/