E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen katër pjesëtarë të dyshuar të ETA-s

Katër pjesëtarë të dyshuar të grupit separatist bask, ETA, janë arrestuar në Portugali dhe Francë, përfshirë këtu edhe njërin prej tyre, i cili akuzohet se ka drejtuar një automjet të mbushur përplot me lëndë shpërthyese, kanë njoftuar sot zyrtarët.

Dy pjesëtarë të dyshuar të ETA-s u arrestuan në veri të Portugalisë, pasi që prej të dyshuarve u ndal përderisa po ngiste automjetin në qytetin Bermillo De Sayago, në veriperëndim të Spanjës, rreth 20 km në lindje të kufirit me Portugalinë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Disa shtëpi në Bermillo De Sayago u evakuuan dhe rajoni përreth automjetit u bllokua.
Një zëdhënës i Gardës Civile theksoi se dy të dyshuar në Francë janë arrestuar në qytetin Clermon Ferrand.

Ministria e Brendshme e Spanjës theksoi se policia ka ndalur automjetin në Spanjë, pas dyshimit të ngritur për shkak të targave franceze të automjetit. Më pas, policia spanjolle alarmoi kolegët në Portugali, të cilët arrestuan një mashkull dhe një femër, të cilët siç duket ishin në përcjellje të automjetit të ndaluar nga autoritetet spanjolle.

ETA që nga viti 1968 ka filluar fushatën e armatosur për krijimin e shtetit bask, në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës, gjatë së cilës kanë humbur jetën së paku 825 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›