E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen krerët e Vëllazërisë Myslimane

Televizioni shtetëror i Egjiptit njoftoi sonte se forcat e sigurisë kanë arrestuar shumë krerë të Vëllazërisë Myslimane menjëherë pas marrjes dhe prishjes së dy kampeve të përkrahësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi. Si transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP, janë arrestuar njëri prej liderëve të Vallazërisë, Mohamed el Beltagi, përfaqësuesi për medie i kësaj partie, Ahmed Aref, si dhe teologu kryesor i saj, Abdel Rahman el Bar.Pos tyre është arrestuar edhe kleriku Safvat Hegazi, i cili i takon rrymës më ekstreme fetare dhe është shumë i afërt me Vëllazërinë Myslimane.

Prokurori publik i ngarkon këta të arrestuar për nxitjen e dhunës dhe planifikimin e komplotit për vrasjen e demonstruesve të cilët kanë kërkuar largimin e Morsit.

Sipas autoriteteve, gjatë marrjes së kampeve të mbështetësve të Morsit anembanë Egjiptit janë vrarë 149 persona, kurse Vëllazëria Myslimane flet për rreth 2 200 të vrarë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›