E Diel, 1 Nëntor 2026

Vitia investon 113 mijë euro në fshatin Budrikë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, gjatë një vizite që i bëri sot fshatit Budrikë, për gati dy orë ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në këtë fshat. Projekti i kanalizimit në fshatin Budrik ka një gjatësi prej 6 300 metrash, ndërsa kostoja e këtij projekti kap shumën në 113 000 euro, donacion ky i buxhetit komunal.Vizita u realizua pas ankesave të disa qytetarëve të Budrikës për punë jo efikase të këtij projekti, raporton rajonipress.

“Ne jemi detyruar që të bëjmë këtë vizitë dhe të shohim nga afër punët që janë kryer deri më tani, por edhe ato që do të kryhen, pasi që kemi marrë disa ankesa nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur dyshime për punë jo efikase dhe jashtë projektit. Sot kam dal këtu që ta vërtetoj atë që është duke u punuar dhe së bashku me komisionin përkatës jemi këtu për të marrë edhe shqetësimet e banorëve”, tha Arifi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›