Arrestohen “zogjtë e natës” për prostitucion

Policia e Elbasani ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zogjtë e natës” duke arrestuar 7 persona të cilkët dyshohet se janë pjesë e një një grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.
Të arrestuarit janë K. Rrapollari, 16 vjeç, Miglen Toska 22 vjec, Fabio Ullorja 31 vjec, Sokol Gula 34 vjec, Nikolla Kallajxhiu 45 vjec, Vasil Nosi 58 vjec dhe Artur Gula 30 vjec.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion tek të moshuarit femra të moshës 15-16 vjeçe kundrejt shumave deri në 2 milion lekë. Nga kontrolli i banesave u gjet 1 automatik dhe fishekë luftarakë./Indeksonline/