E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria serbe e gatshme për bashkëpunim të koordinuar me EULEX-in

Kryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka insistuar në bisedimet e sotme me shefin sapoemëruar të EULEX-it Bernton Borhart se ky mision bashkë me KFOR-in dhe UNMIK-un të sigurojnë mbrojtje të plotë për qytetarët e Kosovës dhe ka rekomanduar se Qeveria e Beogradit është gatshme të bashkërendojë bashkëpunimin me misionin e BE në “krahinë”.

Sikurse thuhet në kumtesë, Daçiq me këtë rast ka shfaqur brengosjen për shkak të manifestimit ë formave të ndryshme të dhunës etnike ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera joshqiptare të cilët edhe më tutje nuk po munden ti realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre themelore.

“Qeveria e Serbisë është gatshme ta koordinojnë bashkëpunimin me misionin EULEX i cili duhet të jetë neutral ndaj statusit dhe të sigurojë siguri dhe realizimin e të drejtave të gjithë qytetarëve në harmoni me aktet dhe standardet ndërkombëtare”, citohet të ketë vlerësuar Daçiq, i cili ka rikujtuar se misionet ndërkombëtare UNMIK, KFOR dhe EULEX kanë mandatin ta ruajnë stabilitetin në territorin e tërë “Krahinës së Kosovës e Metohisë”.

Serbia, sipas fjalëve të Daçiqit, është e gatshme ta vazhdojë dhe avancojë bashkëpunimin, veçmas në shkallë operative, në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, në hetimet e krimeve dhe tregtimin e organeve.
Të vërtetën duhet konfirmuar profesionalisht, veçmas për shkak të informatave mbi asgjësimin e provave që janë siguruar në hetimet e deritashme, për këtë shkak Serbia insiston që KB të kenë një rol të rëndësishëm në këto procedura të hetuesisë, është tërhequr vërejtja në takimin e kryeministrit serb Daçiq me shefin sapozgjedhur të EULEX-it Bernton Borhart./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›